LAJME

Kurti përkujton Mujë Krasniqin dhe 40 ushtarët e UÇK-së që ranë dëshmorë në Pashtrik

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti i ka përkujtuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kishin rënë në prit të forcave serbe gjersa po ktheheshin nga Shqipëria për në Kosovë.

Sipas të parit të Qeverisë së Kosovës në këtë betejë  kishte rënë Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të UÇK-së .

“Mëngjesin e ftohtë të 14 dhjetorit 1998, një grup ushtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa po kalonin kufirin mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë për të hyrë në Kosovë, hasën në një pritë të forcave serbe. Të ngarkuar me armë dhe municione siç ishin, ushtarët e UÇK-së u përballën me trupat serbe duke luftuar te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut”  ka shkruar Kurti në rrjetin e tij social Facebook.

“Sot në përvjetorin e 24-të të rënies së këtyre 41 dëshmorëve të UÇK-së në Pashtrik, Mujë Krasniqin po e kujtojmë me këto 7 fotografi të shkrepura nga gazetari norvegjez Paul Refsdal, i cili e njohu Mujën në spitalet e UÇK-së në Drenicë, ku të dy u kuruan nga plagët. Vetë Refsdsal ishte plagosur në Pashtrik, aty ku pak muaj më pas do të binte Muja. Në këto fotografi historike të publikuara më 2016 nga historiani Durim Abdullahu dhe të bëra mes fshatit Caravik të Klinës dhe fshatit Murgë të Skënderajt, Mujë Krasniqi shihet i plagosur, teksa lëviz me paterica mes ushtarëve të tij, ndër ta edhe Beqir Gashi. Muja dhe Beqa ishin bashkë në këngë dhe në luftë, deri në ditën e 14 dhjetorit 1998, kur ranë dëshmorë për liri, duke u bërë frymëzim për luftë dhe këngë”, ka shtuar ai.

Më tej, kryeministri e ka treguar biografin e e dëshmorit Mujë Krasniqi.

“I lindur më 1967, në fshatin Çabiq të Klinës, Mujë Krasniqi ishte shumë aktiv në grupet e armatosura që gjatë viteve ’90-të, realizuan dhjetëra aksione guerile kundër policisë serbe dhe pushtetit të Serbisë në Kosovë. Në dukje i shqueshëm edhe nga mjekrra dhe kapela e tij, Muja ishte në ballë që nga fillet e grupeve të para të armatosura, siç qe në ballë edhe në daljen e parë publike të UÇK-së, më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë” , ka thënë Kurti.

Kurti i ka përkujtuar 41 ushtarët  e UÇK-së të  cilët sipas Kurti kanë rënë dëshmor në udhëtimin e tyre të përbashkët prej luftëtarësh për çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore.

“Atë ditë të hënë, në Pashtrik ranë dëshmorë”:

Mujë Halil Krasniqi: (06.06.1967) – Klinë

Ali Halil Krasniqi: (13.05.1975) – Klinë

Bashkim Azem Krasniqi: (25.02.1977) – Klinë

Gani Hasan Zogaj: (19.05.1973) – Klinë

Ilir Hazir Asllani: (27.07.1969) – Skënderaj

Rifat Fazli Mëziu: (28.11.1968) – Skënderaj

Agim Halil Mëziu: (10.04.1974) – Skënderaj

Xhevat Shaban Thaçi: (23.08.1979) – Drenas

Muhamet Aziz Dervishi: (27.11.1967) – Drenas

Sylejman Zeçir Elshani: (11.05.1957) – Drenas

Faton Nazif Xhylani: (06.04.1981) – Drenas

Gani Halit Elshani: (19.05.1973) – Drenas

Luljeta Jahir Shala: (20.11.1977) – Drenas

Agron Mahmut Mehmeti: (07.11.1973) – Drenas

Mentor Ramadan Ibriqi: (09.01.1979) – Drenas

Kadri Haki Demaj: (21.01.1975) – Shtime

Fadil Bajrush Rashiti: (08.01.1975) – Shtime

Afrim Islam Musliu: (21.01.19710) – Shtime

Selim Shaip Selimi: (07.02.1978) – Shtime

Arben Rexhep Hyseni: (12.04.1980) – Shtime

Hafir Imri Bajrami: (15.04.1980) – Shtime

Xheladin Hamdi Xheladini: (02.04.1976) – Shtime

Ramadan Deli Elshani: (20.01.1976) – Shtime

Naser Shefki Kelmendi: (13.07.1976) – Shtime

Isa Xhemshir Olluri: (12.02.1979) – Lipjan

Enver Zymer Olluri: (31.01.1979) – Lipjan

Qamil Hysen Olluri: (15.11.1976) – Lipjan

Beqir Sefë Gashi: (03.01.1966) – Malishevë

Hazir Nezir Kryeziu; (06.09.1956) – Malishevë

Kadri Jahir Gashi: (26.03.1980) – Malishevë

Maliq Hamëz Karaqica: (13.08.1949) – Malishevë

Astrit Gafurr Bytyqi: (17.04.1980) – Ferizaj

Hysni Shaip Kajtazi: (24.04.1979) – Ferizaj

Bekim Qamil Bytyqi: (04.02.1978) – Rahovec

Isaj Muharrem Morina: (13.03.1958) – Rahovec

Mevlan Tefik Hoxha: (09.07.1974) – Prizren

Qenë Avdyl Qenaj: (25.08.1957) – Prizren

Besim Sylejman Qarri: (26.04.19780 – Suharekë

Hysen Kadri Bujupi: (28.10.1969) – Istog

Veli Beqir Ballazhi: (13.09.1978) – Hani i Elezit

Avni Bislim Kutllovci: (21.03.1977) – Vushtrri

“Lavdi Mujë Krasniqit, lavdi dëshmorëve të rënë bashkë me të dhe të gjithë dëshmorëve të kombit që dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës”, ka përfunduar duke thënë kryeministri Albin Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

20 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago