Kryeministri Albin Kurti sot në Podujevë pas homazheve që ka bërë në Podujevë te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, është pyetur nga gazetarët rreth protestës së organizuar të shtunën nga PSD-ja e Dardan Molliqaj kundër shtrenjtimit të rrymës, por nuk e ka komentuar fare.
Kurti nuk e tha asnjë fjalë për protestën, ndërsa u fokusua tek propozimet që do të bëhen sot deri në ora 16:00.
“Besoj që deri në orën 16:00 sot do të ketë mjaftueshëm propozime te Zyra e Rregullatorit për Energji në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë krizë energjetik,e jo veç zgjidhje ideale por as optimale nuk ka. Nuk është e mundur të mos ketë as subvencionim, as shtrenjtim dhe as shkyçje. Duhet bashkërisht të dalim nga kjo situatë, nuk jemi me fajin tone. Çmimet e energjisë janë shtuar në bursën ndërkombëtare, kurse më shumë se dy dekada ka pas zhvatje në KEK dhe mosinvestime”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se raporti i ZRRE-së nuk është merre ose lëre, por raport që pret komentet dhe shtoi se shpreson që pas atyre komenteve të ketë një vendim meritor.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…