Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga punimet e Forumit të Paqes në Paris (PPF) gjatë një intervistë ka folur për të arriturat e Kosovës gjatë qeverisjes së tij, duke përmendur edhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas kryeministrit, marrëdhëniet mes dy vendeve as pas më shumë se një dekade nuk kanë pasur përmirësim.
E ka një arsyeje mjaft të qartë për për këtë.
Kurti, ka thënë se nga Kosova ka gatishmëri për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Por jo i njëjti qëndrim është edhe nga Serbia.
“Kosova kërkon marrëdhënie fqinjësore të mira me Serbinë fqinje dhe jemi gati të zgjasim dorën për një vend që ka kryer gjenocid ndaj vendit tonë nëse ata janë gati të shlirojnë grushtet e tyre. Ajo që nuk ofrojmë më është koncesioni për të ndarë vendin tonë në vija etnike e të tjera”.
“Por, nëse Serbia, nuk është gati që të na njohin sepse kështu e kanë thënë, pesë shtetet anëtare të Evropës nuk kanë nevojë të presin mund ta ndihmojnë Serbinë që të na pranoj më shpejt nëse ata na pranojnë më së pari”.
Kërkesë e Kurtit ishte që Bashkim Evropian ta përfshijë edhe Ballkanin Perëndimor në Evropë.
“Rruga përpara në të cilën duhet të ecim është se na duhet një paqe afatgjate në Ballkanin Perëndimor duke e bërë Ballkanin Perëndimor më demokratik e më Evropian. Ka një lloj tendencë brenda Bashkimit Evropian për ta menduar Bashkimin Evropian si Evropë, e ky mendim I tillë edhe pse mund të mos jetë i pasaktë është i paplotë pa Ballkanin Perëndimor”.
“Pra Ballkani Perëndimor është në Evropë, por Bashkimi Evropian duhet të bëhet Evropë e kjo bëhet saktësisht me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE”.
Kurti në Paris flet për të arriturat e Kosovës gjatë qeverisjes së tij
Ai gjatë këtij forumi me temën “Dalja nga kriza e shumëfishtë”, ka folur edhe për të arriturat e Kosovës gjatë qeverisjes së tij.
Sipas tij të arriturat e Kosovës janë shënuar fillimisht në fushën e drejtësisë.
“Projekti botërorë i drejtësisë edhe një herë e renditi Kosovën si të parën në indeksin e sundimit të ligjit dhe të dytën në të gjithë botën për përmirësim më të madhe të së drejtës në vitin e kaluar. Edhe një herë jemi përmirësuar për 17 pozita, edhe në luftën ndaj korrupsionit sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International”, ka thënë Kurti.
Ai progres ka thënë se ka ndodhur edhe në fushën e ekonomisë.
“Republika e Kosovës po vepron mirë edhe në kuptimin e ekonomisë 10.7 për qind rritje ekonomike vitin e kaluar dhe diku rreth 4 për qind këtë vit pasi të heqim inflacionin. Kjo rritje është shpërndarë e rishpërndarë e kemi bërë arsimin publik pa pagesë në të gjitha nivelet, përfshirë edhe universitetin”.
“Kemi ofruar pagesa mujore për nëna të reja dhe fëmijë, kemi rritur pensionet më 11 për qind dhe për personat me aftësi të kufizuar 33 për qind kemi subvencionuar bujqit tanë ma shumë se kurdo qoftë ndonjëherë që prej shpalljes së pavarësisë”.