Kryeministri Albin Kurti komentoi agresionin rus në Krime, njëherësh duke u fokusuar në rajon. Nën këtë frymë, ai e Rusinë me Serbinë.
“BRSS është kthyer në një oktapod me Federatën Ruse në qendër dhe tentakulat e saj në Donbass, Krime, Transnistria, Osetia e Jugut… Ndërsa ish-Jugosllavia është një oktapod me Serbinë në qendër, entiteti serb në Bosnje, një entitet serb në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë e tij dhe strukturat ilegale në veri të Kosovës”,tha ai në një interviste për La Repubblica.
Për Kurtin, agresioni ndaj Ukrainës nuk ishte befasi.
“Ne e dënuam menjëherë pushtimin rus, na tronditi, por nuk u befasuam. Ai dëshiron të rishkruajë historinë dhe mendon se është në lartësinë e duhur.
Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do t’i mjaftojë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Mund të përpiqet ta bëjë këtë në Ballkanin Perëndimor.
Ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri. Në Ballkan janë tre vende të NATO-s: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pastaj është Kosova ime, e cila nuk pjesë por e ka me vete NATO-n (misioni paqeruajtës i KFOR-it).
Ne duhet të marrim një hap i mëtejshëm drejt partneritetit me aleancën euroatlantike, është thelbësore për sigurinë e zonës dhe ne mbështetemi tek ndihma e Italisë”, u shpreh i pari i qeverisjes kosovare.