POLITIKE

Kurti: S’mund ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Evropës.

Ai megjithatë është pyetur për thirrjen që kryeministri shqiptar i bëri vendeve përëndimore për hedhjen poshtë të aktakuzave për ish-krerët e UÇK-së.

Shefi i qeverisë tha se kundërshtimin e tij për Specialen e ka dhënë në vitin 2015 dhe nuk ka qëndrim të ri për këtë çështje.

“Sa i përket Dhomave të Specializuara apo Gjykatës Speciale siç njihet në mënyrë të popullarizuar brengën dhe shqetësimin tim dhe kritikën e kundërshtimin tim e kam thënë qysh në pranverën dhe verën e vitit 2015 kur u patën përgatitur amandamentimet kushtetuese të cilat në qershor nuk kaluan e më pastaj në gusht u risollën pa u ndryshuar. Nuk kam qëndrime të reja për këtë çështje. Mund të them që Dhomat e Specializuara nuk janë karakterizuar nga transparenca, nuk mund të lavdërohen për transparencë dhe gjithashtu së shpejti bëhen dy vjet që kemi mbajtje në paraburgim pa një datë gjykimi”.

E kryeministri kosovar duket se edhe e ka thumbuar homologun e tij shqiptar duke thënë se “nuk mund të flasësh për Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”.

“Unë besoj që faktorët ndërkombëtarë do të duhej të mobilizohen që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë të ndiqen dhe gjithashtu përgjegjësit e fajtorët të gjykohen dhe të dënohen. Kushdo që flet në arenën ndërkombëtare do të duhej nga faktorët ndërkombëtarë ta trajtojë këtë çështje, sepse në Kosovë ka ndodhur gjenocidi të cilin ka intervenuar NATO-ja për ta ndalur dhe kemi pa numër krime të padresuara. Nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

12 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

16 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

18 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

19 orë ago