Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj Policisë kufitare të Kosovës në veri. Kurti, përmes një shkrimi në Twitter, tha se këto sulme kanë ardhur nga Serbia.
“Për tri ditë radhazi (13–15 prill) policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot më herët, një breshër plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm të ketë ardhur nga territori i Serbisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
“Kjo as nuk do të na pengojë dhe as nuk do të na ndalojë nga lufta jonë për të mbrojtur shtetin ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë territorin e Republikës sonë. I bëj thirrje Serbisë që të dënojë dhe distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve policë të sulmuar ishin serbë të Kosovës”, vazhdon shkrimin Kurti.