Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se është e papranushme të quash terrorist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ajo tha se deklarata e fundit e Vuçiç ka prishur çdolloj ekuilibri.
“Ka qenë e papranueshme quajtja terrorist e kryeministrit të Kosovës nga ana e Aleksandër Vuçiç, kjo prish çdo lloj ekuilibri. Nuk është i pranueshëm për asnjë qytetar. Shqipëria duhet të reagonte dhe ta dënonte këtë gjuhë është komuniste dhe bolshevike. Ky diskutim që bëri Vuçiç që nuk do vinte në Tiranë dhe Europa nuk na do. Po mban të njëjtin qëndrim si Rama m e samitin e korrikut. Ta shohim javës tjetër nëse do jetë vetë një presion”, u shpreh Tavaku.
Vuçiç e ka quajtur terrorist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Një ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha gjithashtu se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor për shkak të, siç tha ai, reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.
Më 6 dhjetor mbahet samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.
Në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Europian thuhet se samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…