POLITIKE

Kurti thotë se Thaçi e Hoti nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë, një e tillë sipas tij do të jetë e pavlefshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Qeveria Hoti, nuk është qeveri, e cila do të qeverisë pasi sipas tij, me të, do të qeverisë presidenti Hashim Thaçi. Kurti thotë se protestat kundër qeverisë janë të pashmangshme dhe se ato, siç thotë ai, do të vijnë shpejt.

Kurse sa i takon mundësisë se një marrëveshjeje me Serbinë, e negociuar nga presidenti dhe kryeministri, Kurti thekson se nuk do të ketë marrëveshje, sepse siç thotë ai, ‘Thaçi e Hoti, nuk kanë kapacitet për t’u përballur me Serbinë’.

Ish- kryeminisrti i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e re, që ai e quan të paligjshme, dhe presidenti, të cilin ai e quan të frustruar, nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ai ka thënë se çdo marrëveshje e nënshkruar nga ky pushtet do të ishte e pavlefshme, sepse sipas tij, ata nuk kanë legjitimitet.

Kurti ka thënë se do ta bëjnë betejën në Kuvend dhe jashtë tij, duke paralajmëruar edhe protesta.

“Ne do ta bëjmë betejen edhe brenda edhe jashtë Kuvendit. Grupi ynë paralmentar do t’i marrë vendimet kur, për çka cilës gjykatë do t’i adresohet”, ka thënë ai kur është pyetur për hapat e metutjshëm. Kreu i VV-së ka thënë se kjo është një Qeveri e dobët, jetëshkurtër dhe ka deklaruar se do të punojnë që të mos e ketë dëmin e madh”, tha ai.

Kurti sërish ka akuzuar gjyqtarët e Kushtetueses se kanë mbajtur anën e Presidentit, Hashim Thaçi.

“Pas këtij aktgjykimi, Gjykata ka zhvleftësuar vetën. Ata nëntë gjyqtarë kanë treguar se nuk janë aty për të interpretuar Kushtetutën por për të justifikuar dekretet presidenciale. Ne duhet të mbajmë zgjedhje në Kosovë në përgjithësi, në Llap dhe Mitrovicë të Veriut, për shkak se ezkiston një hendek i madh në legjitimitet”, ka deklaruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

2 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

21 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago