Kryeminsitri Albin Kurti ka thënë se mbledhja e Këshillit të Sigurimit ka ardhur pas vdekjes së 36 personave nga COVID-19.
Ai ka thënë se varianti Delta po tregon që është shumë agresiv dhe shpërndarës.
Kurti ka shtuar se infektimet krahasuar me vitin e kaluar janë shumë më të larta.
“Ne do të shqiptojmë gjoba për këdo që shkel masat, do të shtojmë policinë, ndërkaq inspektorët do të shtojnë kontrollet dhe mbikëqyrjen e zbatimit të masave në dyqane dhe qendra tregtare. Do të gjashtëfishojmë inspektorët në AUV. Lista e 85 inspektorëve që shtohen do të publikohet nesër dhe ata nisin punën gjatë javës. Orari i punës së pjesëtarëve të Policisë do të jetë 12 orësh”, ka thënë ai.