Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar “të rrezikshëm” dhe “jo kushtetues” vendimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të mos e shpërbërë Kuvendin e Kosovës.
Kurti ka thënë sot në një konferencë për media se vendimi i presidentit Thaçi për t’ia dhënë mandatin partive politike që mund të formojnë shumicën parlamentare, është tentim për të përmbysur vullnetin qytetar.
Ai ka thënë se këtë mundësi, presidentit Thaçi ia kanë dhënë krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Këtë mundësi, presidentit Thaçi ia dhanë krerët e LDK-së”, u shpreh Kurti. “Me këso veprimesh e taktikash, shpaloset përpjekja për të blerë kohën të cilën ia shkurtojë vullneti i votuesve me 6 tetor. Presidenti i Kosovës vazhdon të thirret në dispozitat e Kushtetutës së Kosovës, por veprimet e tij të cilat qartazi janë në kundërshti me nenet të cilat ai i interpreton”.
Kurti ka thënë se presidenti Thaçi ka pasur vetëm një opsion veprimi pas rrëzimit të qeverisë: shpërndarjen e Kuvendit.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, një mocion mosbesimi i jep të drejtën të përmbush vetëm një veprim të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës: shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se “nuk është në kompetencën e presidentit vlerësimi i interesit të partive, por mbrojtja e interesit shtetëror”.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…