Në zgjedhjet e 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje ka dalur partia e parë në nivel vendi.
Të dielën, partia e Albin Kurtit ka dalur e para edhe në Gjilan duke marrë 39,75% ose 17 mijë e 864 vota.
Listës së kandidatëve më të votuar i prin Albin Kurti me 14 mijë e 408 vota, e dyta renditet Arbëreshë Kryeziu-Hyseni me 5 mijë e 840 vota.
Kjo është lista e 15 më të votuarve të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan:
Albin Kurti 14408
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni 5840
Alban Hyseni 5765
Labinotë Demi-Murtezi 4703
Arijeta Rexhepi 4603
Glauk Konjufca 3541
Nevzat Isufi 3081
Ismajl Kurteshi 2836
Shemsi Syla 2017
Albulena Haxhiu 1807
Sami Kurteshi 1394
Enkelejda Arifi 1030
Arben Vitia 1006
Driton Tali 988
Hydajet Hyseni 898
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, në bazë të publikimit të këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka 203 mijë e 52 vota ose 25,49 për qind.
Më pas është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 197 mijë e 702 vota ose 24,82 për qind.
Në bazë të këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta e cila ka arritur t’i marrë 169 mijë e 211 vota ose 21,23 për qind.
Koalicioni AAK-PSD ka arritur t’i marrë vetëm 92 mijë e 149 vota ose 11,57 për qind.
Lista Serbe 52 mijë e 620 vota ose 6,61 për qind. Koalicioni NISMA – AKR – PD, 39 ka marrë mijë e 495 vota, 4,96 për qind, duke mos arritur që ta kalojë pragun zgjedhor.