LAJME

Kush është biznesmeni shqiptar që iu sekuestruan pronat në Durrës me kërkesë të Italisë

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar sot me kërkesë të autoriteteve italiane pasuritë e Gëzim Sallakut, i cili akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Janë sekuestruar dy pasuri të llojit apartament, dy pasuri të llojit arë dhe dy pasuroi të paluajtshme të deklaruara për legalizim.

Më herët, në vitin 2021, Sallakut iu sekuestruan edhe 3 milionë euro të ardhura nga veprimtaria kriminale.

Gëzim Sallaku rezulton të jetë një person me precedentë kriminal në shtetin italian. Ai është arrestuar në Itali në vitin 2018 ë organizate kriminale ku veprimtari e tyre ishte prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Ai njihet dhe me nofkën “talebani” apo “Zim”.

Më herët Sallaku është arrestuar më 14 prill të vitit 2015, pasi akuzohej për pastrim parash, vjedhje të materialeve të ndërtimit dhe përvetësim të aseteve fiktive. Në atë kohë urdhër-arresti ndaj tij u lëshua nga Prokuroria e Kremonës.

Gëzim Sallaku, ishte president i ekipit të futbollit italian “Darfio”, pronar i disa restoranteve dhe hoteleve në provincën e Brescia-s dhe në fushën e liqenit të Iseo-s.

Sipas autoriteteve italiane, mendohet që vlera e këtyre aseteve të arrijë në rreth 13 milionë euro. I arrestuar në fillim të 2017-ës ku vuajti masën e arrestit vetëm për disa muaj, Sallakut në fund të viti 2017-ë iu njoh nga Gjykata Kasacionit kthimi i pronave dhe aseteve të sekuestruara përfshirë dhe aksionet e klubit të futbollit “Darfio.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

23 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago