KRYESORE

Kush është Ekrem Bajramoviq, i arrestuar nën dyshimin për krime lufte?

Masakra e 99-tës në Staradran të Komunës së Istogut i mori jetën 19 civilëve, në mesin e të cilëve ishte edhe Naim Elshani, i mbijetuari i vetëm. Ndërkaq për vrasjen e tyre ish-polici boshnjak Ekrem Bajramoviq ka përfunduar në pranga në dyshimin për pjesëmarrje në këtë masakër.

8 majin e vitit 1999, Naim Elshani nuk do të harrojë kurrë. Atë ditë, prej 19 civilëve shqiptarë të ndaluar nga Policia Serbe, në fshatin Staradran të Istogut, tytës së pushkës arriti t’i shpëtoj vetëm ai, dersia 18 të tjerë mbetën të vdekur.

Deri më tani, për këtë masakër nuk është dënuar askush, mirëpo 23 vite pas, ish-polici boshnjak, Ekrem Bajramoviq ka përfunduar nën pranga të policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka marrë pjesë në kryerjen e saj.

Edhe pse i plagosur rëndë, e më probleme të mëdha shëndetësore, Naim Elshani e mban mend se Bajramoviq ka qenë aty, atë ditë.

“Ka qenë ora 12:00 kur Ekremi ka ardh me disa policë, me komamdantin e me disa të tjerë policë, ka hyrë dhe ka dalë, e ka nxjerrë personin e ka lëshuar dhe e ka qitë për dere si dhe ka deklaru që e ka liru, dhe ai e ka bërë publike që ka qenë pjesëmarrës këtu dhe i ka cekur disa emra të serbëve, të policëve”, ka thënë Elshani.

Madje ai kujton gjithë maltretimin që i është bërë atij e të tjerëve gjatë tërë ditës.

“Mu këtu më kanë ndalë, në traktorin ton i kanë ndalë, 5 persona na kan fut këtu, ton ditën kanë mujt me na rreh, me na mundu, me na shti në Mulli, rrahjet kanë qenë shumë të rënda, tmerr ka qenë ajo, unë nuk kom me i harru, ato kujtimet i kam sikur sot, zotin e falenderoj që jam gjallë, jam pushkatu me pushku mitroloz, me kanë gjujt mbi kufoma”, ka shtuar Elashani.

Por, fatin e njëjtë si Naim Elshani që mbijetoj në këtë masakrë, nuk e kishin tre djmtë e Duat Elshanit.

Ai shpreson, që i dyshuari për pjesëmarrje në këtë masakër Ekrem Bajramoviq, të marrë denimin maksimal.

 

“Pres denim makismal, më janë vrarë 3 djem, më janë pushkatu, e bashkë më të edhe disa kushëri e persona të tjerë”, ka theksuar Elshani.

E dhimdja për djemt e tij ende  është shumë e madhe, ndërsa emrat e tyre bashkë me të tjerët janë të gdhendur në këtë lapidar në mes të fshatit.

Ekrem Bajramociqin që tani është i arrestuar e mban mend fort mirë edhe Islam Berisha, që në të kaluarën e largët ka qenë polic. Ai tregon se sa shumë malltretime ka bërë ish kolegu i tij para dhe gjatë luftës.

“Ekremi ka qenë shumë zullumqar, ai së bashku me një koleg të tij, kanë hy brenda ma kanë malltretu babën”, është shprehur Berisha.

Gjithë këto malltretime, Bajramoviq i kishte thënë së i ka bërë në emer të Serbisë.

“I thash mos bo more kështu, më tha që gjitha këto po i bëj në emër të serbisë edhe për serbinë”, ka shtuar ai.

Ekrem Bajramovic me vendim të prokurorit të shtetit është në mbatje për 48 orë. Ndërsa ndaj tij pritet të parashtrohet kërkesë për caktim të paraburgimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

2 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

21 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago