José Adolfo Macías Villamar, alias Fito, është një nga kriminelët më të fuqishëm në Ekuador dhe kishte qenë në burg për gati 13 vjet, por tani është në arrati. Nuk dihet kur u largua apo si u arratis nga burgu rajonal i Guayaquil.
Të dielën, kur forcat ushtarake dhe policore hynë në burgun Rajonal, nuk e gjetën në qeli ‘Fiton’, i cili është kreu i bandës kriminale Los Choneros, i lidhur me trafikun e drogës, vrasës me pagesë.
Macías po vuante një dënim me burg 34-vjeçar për trafik droge, vrasje dhe krim të organizuar.
Përpara arratisjes së Fitos, Presidenti Noboa kishte njoftuar se do të ndërtonte dy burgje të sigurisë maksimale të ngjashme me atë të ndërtuar nga Presidenti Nayib Bukele në El Salvador për anëtarët e bandave.
Të hënën, pasi u konfirmua arratisja e liderit të Los Choneros, Shërbimi Kombëtar për Vëmendje Gjithëpërfshirëse ndaj të Rriturve të Privuar nga Liria dhe Shkelësve Adoleshent (SNAI) raportoi se trazira po ndodhnin në disa burgje në vend. Ai gjithashtu tregoi se një numër i panjohur i rojeve të burgut janë marrë peng.
Disa orë më vonë, Presidenti Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend për të lejuar Forcat e Armatosura të ndërhynin në sistemin e burgjeve.
I burgosur që nga viti 2011, Fito tashmë është arratisur një herë nga burgu. Në vitin 2013, së bashku me të burgosur të tjerë, ai arriti t’i shmangej kontrolleve të burgut të sigurisë maksimale në La Roca, por u kap sërish pas tre muajsh.
Ata ishin arratisur duke lundruar me një varkë në lumin Daule, që shkon paralelisht me burgun.
José Adolfo Macías Villamar, alias Fito, është lideri i organizatës kriminale Los Choneros, një nga më të mëdhatë në Ekuador dhe që i përgjigjet kartelit meksikan Sinaloa. Armiku i tij më i fortë është Lobos, një bandë e lidhur me Kartelin e fuqishëm Jalisco New Generation (CJNG), gjithashtu nga Meksika, dhe me mafiozët nga Shqipëria.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…