Senatori amerikan, David Perude, tronditi sot Kosovën me një deklaratë të tij në Twitter. Zyrtari i administratës Trump, tha se duhet të rishqyrtohet qëndrimi i trupave ushtarake amerikane që janë në Kosovë.
Sipas tij, nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet rishqyrtuar prezencën ushtarake në Kosovë.
“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar sot Perdue.
Por kush është David Perude?
David Perdue është një biznesmen dhe politikan amerikan që shërben si senator i lartë i Shteteve të Bashkuara për Gjeorgjinë që nga viti 2015.
Perude është një republikan, ndërsa karrierën e tij e filloi si biznesmen me më shumë se një dekadë, si një konsulent menaxhimi.
Ai ka punuar në kompani të ndryshme si: Haggar Clothing, dhe Reebok. Po ashtu Perdue ka punuar edhe për Dollar General, ku ai arriti një kthesë në karrierën e tij, ku hapi edhe një fabrikë në Indi.
Para se të hynte në politikë, Perdue themeloi një firmë tregtare globale në Atlanta. Ai kandidoi si senator në ShBA në vitin 2014. Pasi fitoi si republikan ai e mundi demokratin, Michelle Nunn në zgjedhjet e përgjithshme.
Perdue është duke kandiduar që të rizgjedhet sërish senator.