Mediat greke kanë publikuar foto të Shpëtim Bajramit, 50-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua me 3 plumba në afërsi të një karburanti në Selanik të Greqisë mesditën e së enjtes.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se është një bashkëkombës shqiptar, 45 vjeçar. 45-vjeçari, baba i tre fëmijëve është vetëdorëzuar në polici mesditën e sotme në prani dhe të një avokati.
Vrasja e shqiptarit në Selanik, ‘mollë sherri’ paratë e drogës që transportohej nga Elbasani në Greqi!
Shqiptari 50-vjeçar Shpëtim Bajrami u ekzekutua me 3 plumba në afërsi të një karburanti në Selanik të Greqisë mesditën e së enjtes. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është identifikuar nga policia e vendit fqinj dhe bëhet fjalë për një bashkëkombës shqiptar, 45 vjeçar. Identiteti i tij nuk bëhet me dije, por mediat greke i publikojnë foton dhe thonë se është nga Elbasani. 45-vjeçari, baba i tre fëmijëve është vetëdorëzuar në polici mesditën e sotme në prani dhe të një avokati.
Në vendin fqinj – sipas mediave – i dyshuari për vrasjen, ka qenë person i dënuar për trafikimin e drogës. Autori dhe viktima, para krimit, ndodheshin në një lokal aty pranë dhe dëshmitarët raportuan se mes viktimës dhe autoritt po debatonin për një borxh dhe dyshimet e hetuesve janë se bëhet fjalë për një trafik të mundshëm të lëndëve narkotike.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…