Me një plis të bardhë, e mbështjellë me flamurin kuq e zi, pa folur me njeri, madje krejt e vetme, ajo qëndroi me orë të tëra pranë memorialit në Reçak.
Pa iu dridhur syri, mbante një pankartë të madhe në duar ku shkruante “Reçaku nuk është gënjeshtër”, madje s’e kishte problem të fotografohej nga të gjithë që vinin për homazhe në nder të 21 vjetorit të masakrës, shkruan IndekSonline.
Ajo erdhi nga Shqipëria, gjegjësisht nga qyteti i Durrësit. Emri i saj është Elida Jorgoni, një aktiviste kjo e njohur e çështjeve kombëtare.
Kjo s’është hera e parë për të, që udhëton me kilometra, e jep mesazhe të fuqishme.
Elida ndryshe është edhe e veja e postit dhe përkthyesit shqiptar, Perikli Jorgon.