LAJME

Kush i tradhtoi 3 të rinjtë e ekzekutuar në Fushë-Krujë, këto janë të dhënat e fundit

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha 3 të rinjtë e ekzekutuar në një atentat mafioz në Fushë Krujë dyshohet se janë tradhtuar nga persona që kanë pasur dijeni për lëvizjet e tyre. Një nga të hetuarit është punonjësi i servisit ku ishin nisur për të shkuar viktimat.

Lëvizjet e viktimave para vrasjes

Para ekzekutimit të tre viktimat kanë drekuar së bashku në Fushë Krujë. Pas drekës, ata kanë lënë makinën e tyre aty dhe kanë shkuar te një servis në zonën e Tapizës, ku kishin çuar makinën për ta rregulluar. Për të shkuar atje ata janë shoqëruar nga një mik i tyre, me një makinë tjetër dhe kanë qëndruar rreth 30 minuta.

Punonjësi i servisit iu ka thënë viktimave se nuk kishte mbaruar punën me makinën dhe se i duhej edhe ca kohë për ta riparuar. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, të siguruarnga neës24, punonjësi i servisit është shprehur se “Kanë ardhur dhe janë interesuar për makinën. Unë ju kërkova më shumë kohë dhe ata u larguan”.

Kështu, që të tre janë rikthyer sërish në Fushë Krujë, te vendi ku kanë drekuar, kanë marrë makinën e tyre tip “Passat” dhe janë larguar, drejt mbikalimit, aty ku u ekzekutuan me rreth 90 plumba.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…

58 minuta ago
  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

21 orë ago