Një masakër e vërtetë ndodhi në Athinë mbrëmjen e 2 korrikut, ku tre shqiptarë kanë mbetur të vrarë pas një sulmi të stilit mafioz, ku përplasja me anëtarë të një bande tjetër kriminale ka çuar në fatalitet. M
Një person është kapur, dy oficerë policie janë plagosur gjatë ngjarjes dhe disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga autoritetet.
Emrat e tre viktimave gjithsesi, nuk ishin aspak të panjohur për Policinë greke, pasi të tre kanë pasur precedentë të mëparshëm kriminalë.
Armando Lamaj, njëri prej tyre, ka qenë ndër vite i arrestuar tetë herë.
Mirëpo “rekordin”, nuk e mban asnjë prej shqiptarëve.
Një grua 42-vjeçare, e cila po drejtonte mjetin nga i cili Lamaj u qëllua me armë prej rivalit të tij, Andon Tefi, thuhet se është arrestuar 22 herë për çështje prostitucioni.
Edhe së fundmi madje, personazhet shqiptare të botës së krimit kanë qenë në pranga.
Armando Lamaj, qe arrestuar më 31 maj 2022 së bashku me Andon Tefin, për çështje droge.
Vetë Tefi, e ka parë qelinë vetëm një herë tjetër më parë, në vitin 2017, kur u kap si pjesëmarrës në vjedhjen e një automjeti.
Ndërsa, Lamaj, ndër vite, është arrestuar për çështje të lidhura me trafik narkotikësh, vjedhje, pjesëmarrje në grup kriminal si edhe armëmbajtje pa leje.
Detajet e plota nga krimi makabër ende nuk janë zbardhur plotësisht nga Policia greke. Por, mendohet se larja e hesapeve mes bandave, ka qenë arsyeja kryesore e gjithë kasaphanës në mes të Athinës, e cila tronditi gjithë opinion publik në vendin fqinj.