POLITIKE

“Kushti i ri për vizat” – Ish`ambasadori tregon se kur kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm

“Kosova do të ketë të drejtë për Liberalizim- pasi t’i ketë plotësuar kushtet franceze”, kështu ka deklaruar ish-ambasadori Beqë Cufaj pas kushtit francez për funksionalizimin e sistemit ETIAS . Ai ka treguar kohën sipas tij, kur mund të nisin kosovarët udhëtimin

Një ditë pas raportimit se Presidenca çeke e Bashkimit Evropian, ka vendosur ta pranojë kushtëzimin francez për heqjen e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS, ka ardhur edhe reagimi i ish-ambasadorit të Kosovës në Gjërmani, Beqë Cufaj.

Sipas Cufajt çështja e liberalizimit të vizave është e lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Insajderi.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka treguar se çfarë do të ngjajë më tutje me liberalizim i vizave.

“Javën që vjen, me 9 Nëntor, mbahet mbledhja e Ekspertëve KE për Schengen të cilët do të diskutojnë për protokollet e miratuara dje- e ku mes tjerash flitej edhe për “kërkesat” franceze për Kosovën- marrëveshje dypalëshe me shtetet anëtare për riatdhesimin dhe futjen në fuqi të ETIAS. Njëkohësisht në këtë takim sipas gjase do të jepet drita e gjelbërt. Pra që Kosova do të ketë të drejtë për Liberalizim- pasi t’i ketë plotësuar kushtet franceze”, shkroi Cufaj.

Cufaj tha se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Evropë vitin që vjen, shkruan Insajderi.

“Që i bie: vitin që vjen qytetarët tanë do të lëvizin në Europë pa patur nevojë për viza. Por për këtë- futja në fuqi e këtij vendimi do të ngjajë atëherë kur ETIAS të lëshohet në përdorim. Dhe ETIAS do të lëshohet në përdorim atëherë kur Kosova dhe Serbia të kenë nënshkruar Marrëveshjen”, tha më tej Cufaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

22 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago