Më 21 mars, bota e shokuar nga luftimet e përgjakshme në Ukrainë nuk i dha rëndësinë e duhur rënies së një avioni Boeing 737 të kompanisë kineze China Eastern në kodrat e qytetit Wuzhou, në Kinën lindore.
Boeing, sipas këtyre vrojtimeve, ka rënë në mënyrë të vullnetshme, nga dora e njeriut, si vlerësim i një personi që në atë moment ndodhej në kabinë. Ajo që ende nuk dihet është nëse ai person është vetë një nga pilotët, ose një person i tretë.
Përfundimet shokuese dolën ditën e sotme si ekskluzivë e gazetës amerikane Wall Street Journal.
Avioni po fluturonte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit, dhe ka ndërruar trajektore menjëherë dhe pa asnjë arsyeje racionale, pa kërkuar asnjë ndihmë kullës së vrojtimit, madje kur pikërisht kulla kishte kërkuar shpjegime për manovrat e rrezikshme, asnjë nga pilotet është përgjigjur, një dinamikë kjo e përafërt me aksidentin e fluturimit 9525 të GermanWings në 2015, i nisur nga Barcelona për në Dusseldorf.
Atëherë, 150 persona ndërruan jetë në afërsi të Nicës, për shkak të vendimit të ndihmës pilotit Andreas Lubitz, që priti daljen e përkohshme të pilot për të mbyllur kabinën, duke vënë në skenë një vetëvrasje të planifikuar që u shndërrua në një nga tragjeditë e mëdha të aviacionit europian.