Deputeti dhe lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka, ka përkrahur rrëzimin e Dritan Abazoviqit nga posti i kryeministrit.
Duke komentuar fjalimin e Abazoviqit dje në Kuvendin malazez që tha se po tentohet shkarkimi i tij për vetë faktin se është shqiptar, Zenka tha se Abazoviqit i ka rënë sot në mend se është i tillë.
“Nëse Abazoviqit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, se deri dje ka thënë jam kozmopolit, nëse Abazoviqi, i cili ka shkuar në kishën serbe dhe para dy vjetësh ka bërë koalicion me partitë serbe, me ato parti të cilat një ditë pasi ka formuar qeverinë, kanë brohoritur “vdekje shqiptarëve, Kosova është shtet terrorist, në Kosovë nuk kanë ndodhur krime lufte, nuk kanë ndodhur gjenocid, përdhunime” dhe Abazoviqi e gjen vendin që të jetë me ta, atëherë unë nuk dua të jem shqiptar si Abazoviqi, por dua të jem shqiptar siç i ka hije një shqiptari të Malit të Zi”, ka thënë Zenka.
Zenka tha se tek pasi “iu dridh karrigia”, Abazoviqit i ka rënë ndër mend se është shqiptar dhe se dëshiron të justifikohet duke përdorur pretekstin shqiptar.
Deputeti shqiptar shtoi se rrëzimi i tij nuk ka të bëjë me etnitë e tij, por për marrëveshjen me Kishën Serbe, të cilën e quajti të dëmshme sidomos për shqiptarët.
“E dimë zgjerimin e Kishës Serbe në Mal të Zi, sidomos zgjerimin e tyre ku janë monumentet tona historike fetare, të cilat ky dëshiron që kisha serbe dita ditës t’i përvetësojë”.
Për qëndrimet e tilla të deputetëve shqiptarë, Abazoviq shprehi zhgënjim.
“Çka me thanë? 30 vjet pas ndryshimit të pushtetit lë pasoja. S’kam qejf me hy në vendimet që janë legjitime, por me arrit Mali i Zi me pasë kryetarin e shtetit, kryeministrin shqiptar dhe me ardhë në atë moment kur dikush prej partive shqiptare voton kundër me qenë dikush prej shqiptarëve kryeministër. Ajo besoj se nuk mundet me ndodhë askund tjetër”, u shpreh Abazoviq.
Për më tepër, Zenka pretendoi se gjatë kohës sa Abazoviq ka qenë zëvendëskryeministër dhe tani ministër ka dëmtuar marrëdhëniet e Malit të Zi me BE-në. Të kundërtën e ka promovuar fuqishëm Abazoviq, duke thënë se qëllimi i tij kryesor është që Mali i Zi të jetë pjesë e familjes dhe vlerave europiane
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…