POLITIKE

Ky është plani i Kurtit për ekipin negociator, ai udhëheqës e Thaçi anëtar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar një letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonal të Ballkanit Perëndimor,  Miroslav Lajçak, përmes së cilës i ka uruar atij marrjen e re të detyrës dhe suksese.

Në letrën e dërguar nga Kurti u tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për dialogun me Serbinë, që të arrihet një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese midis dy vendeve.

Në këtë letër, Kurti ndër të tjerash paraqiti edhe ekipin negociator që sipas tij do të udhëhiqet nga veti ai, e ku presidenti Hashim Thaçi do të jetë anëtar.

“Si Kryeministër, jam i obliguar sipas Kushtetutës që të themeloj dhe udhëheq ekipin negociator. Prandaj, plani im është që të krijoj një ekip gjithëpërfshirës dhe të balancuar në baza gjinore. Përbërja e ekipit do të jetë si në vijim:

1. Albin Kurti –  Kryeministër dhe Udhëheqës i ekipit negociator

2. Hashim Thaçi – President, anëtar

3. Vjosa Osmani  – Kryetare e Kuvendit, anëtare

4.  Përfaqësuesi i LVV, anëtar

5. Përfaqësuesi i LDK, anëtar

6. Përfaqësuesi i PDK, anëtar

7. Përfaqësuesi i AAK-PSD, anëtar

8. Përfaqësuesi i NISMA-AKR, anëtar

9. Përfaqësuesi i Listës Serbe, anëtar

10. Përfaqësuesi i Grupit 6+, anëtar”, thuhet ndër të tjerash në këtë letër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago