FOTO&VIDEO

Ky është rusi pedofil që u kap në Prishtinë, çfarë aktivitete të tjera të dyshimta bën ai?

Artyom Skrobov ishte arrestuar në një hotel të Prishtinës, pasi që dyshohet se ai është përfshirë në skena me motive të ulëta me fëmijë.

Organet e rendit kanë gjetur se 39-vjeçari Artyom Skrobov merret me krime kibernetike. Në pajisjet e tij janë gjetur elementë të inxhinierisë teknologjike (IT), mjete për “phishing” dhe ndërhyrjes në privatësi përmes softuerëve të fushës së sigurisë.

Skrobov është edhe hulumtues i sigurisë në kompaninë “Check Point”, me interes të veçantë në “inxhinierinë e kundërt” dhe hakimin e nivelit të ulët.

Sipas të dhënave të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, nuk dihet nëse Andrey Skrobov ka lidhje të drejtpërdrejta me institucionet e sigurisë së Federatës së Rusisë, por është vërtetuar se i njëjti në Kosovë (Jarinjë) ka hyrë me tren nga Serbia.

Në hulumtimin e redaksisë për Skrobovin, në rrjetin e tij social në Facebook shihet se më 12 tetor ka postuar fotografi nga Kragujevci i Serbisë.

Sipas përmbajtjes së fotografive të postuara, shihet prania e shtuar e fotografive me fëmijë nëpër parqe në qytete të ndryshme nëpër botë.

Gjithashtu, në YOUTUBE , ai shihet tek mban një prezantim hulumtues “sulmet e avancuara me SMS”, gjë që e ndërlidh Artyom Skrobovin, rusin e arrestuar në Prishtinë me dyshimet e përfshirjes në krim kibernetik.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e këtij të dyshuari në raportin e saj 24 orësh për dyshimet për kryerje të veprës penale keqpërdorim i fëmijëve me pornografi.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ishte dërguar në mbajtje.

Në cilësinë e provave policia ka konfirmuar se ka sekuestruar: një laptop, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë.

InDoks në këtë episod do të trajtojë pedofilinë në Kosovë. Krimin që të gjithë duan ta heshtin. Ta varrosin. Flasin ata që e kanë studiuar atë, njerëzit që merren me mbrojtjen e fëmijëve, psikologë e seksologë. Rrëfehen storie të pa shfaqura në publikë më parë. Janë histori për bishat që sulmojnë fëmijë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

9 minuta ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

15 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

22 orë ago