Ky llogaritet të jetë kapsapi i Rusisë, bëri krime në Ukrainë

Ukraina ofron një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për kapjen e terroristit rus Igor Girkin, ndryshe të njohur si Kasapi i Slovyanskut, raporton Ukraine Today.

Girkin është një kolonel në pension i FSB-së ruse që mori pjesë në aneksimin e Krimesë, ndërsa në vitin 2014 ai ndihmoi në sekuestrimin e ndërtesave administrative në Slovyansk dhe shpalli Republikën Popullore të Donetskut.

Girkin akuzohet gjithashtu për përfshirje në rrëzimin e fluturimit 17 të Malajzisë Airlines (MH17) mbi Donbas më 17 korrik 2014, i cili eliminoi 298 njerëz.

Ukraine Today raporton thashethemet se Girkin, i cili u kthye në Rusi në vitin 2014, tani është mobilizuar në ushtrinë ruse.