FOTO&VIDEO

Labinot Rexha organizon protestë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova

Një skenë e pazakontë është parë sot para “shtëpisë më të famshme në vend”, ku këngëtari Labinot Rexha ka mbajtur një protestë simbolike për të kërkuar përfshirjen e tij në “Big Brother VIP Kosova 4”.

I shoqëruar nga disa mbështetës të tij, më pak dhjetë persona në total, Labi ka dalë para kamerave me pankarta e bluza të personalizuara ku shkruhej “Pa Labin s’ka Big Brother” dhe “Unë kam vetëm një fitues, ai është Labi”.

Në sfond, disa prej tyre mbanin në duar pankarta të tjera me mbishkrime ironike si “BBVK4 – Thuaj po Labit”, ndërsa atmosfera u shoqërua me humor e brohoritje.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe tiktokeri i njohur Roki Alb, i cili e ka mbështetur publikisht këngëtarin në këtë nismë.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova” lidhur me këtë veprim simbolik, por duket se Labinoti po e shfrytëzon çdo mënyrë për të qenë pjesë e edicionit të katërt të spektaklit që pritet të nisë shumë shpejt.

/Prive By Liberta Spahiu

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago