Këngëtari i njohur Labinot Tahiri (Labi) i është bashkangjitur sot protestës së artisteve para objektit të Qeverisë së Kosobvës, për mos lejimin e veprimtarisë së dasmave.
Nga aty Labi ka thënë që sa për vete ka para për të jetuar edhe për 10 vite.
Pjesëmarrjen e tij në këtë protestë e ka arsyetuar me mbështetjen për artistët e tjerë që sipas tij, janë injoruar nga shteti.
“Unë për veti kam para me jetu edhe për 10 vjet, por këtu jam për artistët tjerë. Pas disa vitesh ta shohin se nuk e kemi lejuar që shteti të na injorojë. Kanë lejuar veprimtarinë e tubimeve të mëdha e hotele të mëdha, ndërsa për dasma nuk kanë lejuar. Kjo është injorim i Qeveri pas Qeverie për artistët”, ka thënë Labi.