KRYESORE

Lajçak i prerë pas takimit me Vuçiç’in: Dhuna në terren të shmanget, të gjitha marrëveshjet të zbatohen

I deleguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Twitter, një ditë pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd, takim ky i cili ka zgjatur jo më pak se pesë orë, ka treguar se çka kanë biseduar.

Ndonëse diskutimi me Vuçiç ka qenë i gjatë dhe i vështirë, për Lajçak ky takim ka qenë i drejtë.

“Unë mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Sipas diplomatit sllovak, dhuna në terren duhet shmangur.

“U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”.

Ndryshe sipas mediave serbe të afërta me pushtetin atje, Vuçiç është takuar me Lajçak-un për “ta informuar për situatën aktuale të tensionuar në veri të Kosovës”.

Ndërsa, sipas mediumit serb, Blic, “Vuçiç, përmes Lajçak-ut, u ka dërguar porosi edhe Bashkimit Evropian e SHBA-ve, për atë se cfarë po ndodhë në veri”.

Takimi po ndodhë në kohën kur vartësi i Vuçiç-it, Petar Petkoviç, shkroi se “dialogu në Bruksel më nuk ka kuptim”, derisa lideri politik i serbëve të Kosovës, Goran Rakiç, ka paralajmëruar protesta qysh nga e diela, derisa nesër jepet vendimi përfundimtar për largimin ose jo të serbëve nga institucionet.

E gjitha ka filluar pasi qeveria e Kosovës vendosi të fillojë zbatimin e shkallëzuar me qortime për vozitësit e veturave me targa ilegale.

Drejtori rajonal i policisë së Kosovës në Mitrovicë së Veriut, Nenad Gjuriç, refuzoi ta aplikojë vendimin dhe doli kundër.

Ai më pas u shkarkuar për mosbindje dhe tani ka shumë mundësi që 400 policë serbë të Kosovës t’i lëshojnë radhët e policisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

9 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

15 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

17 orë ago