POLITIKE

Lajçak: Nuk jemi të interesuar të formojmë një “Republikë serbe” në Kosovë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë thënë njëzëri se nuk do të imponojnë asnjë model të Asociacionit me pushtet ekzekutiv. Madje emisari i BE-së tha se nuk janë të interesuar të formojnë një “Republikë Serbe” në Kosovë.

Megjithatë, në një konferencë të përbashkët për medie, dy emisarët thanë se Kosova ka marrë përsipër një zotim dhe duhet të gjejë modele të zbatojë.

“Nuk është e thënë që të jenë modele që dëmtojnë sovranitetin e Kosovës. Duhet të gjinden modelet dhe implementohen. Nuk është qëllimi që të imponohet diçka. Është besim i yni që vendet në Ballkanin Perëndimor, që të gjitha vendet të njohin njëri-tjetrin dhe t’i bashkohen Bashkimit Evropian”, tha Escobar.

Më konkret për këtë temë u shpreh, Lajçak.

“Asociacioni është vazhdimisht temë e dialogut. Kosova është palë e barabartë në dialog, asgjë nuk mund t’i imponohet Kosovës. Askush nuk dëshiron një ‘Republikë serbe’ në Kosovë. Por keni një zotim që keni marrë, mos u frikësoni për diçka që nuk ekziston dhe dilni me qëndrime”, tha ai

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

15 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

22 orë ago