Lajme nga Mesjeta/ “Allahu akber”: Protestuesit në Prizren e kundërshtojnë DokuFestin me thirrje fetare

Sot në Prizren është mbajtur një protestë kundër DokuFestit. E organizuar pas xhumasë, në këtë protestë kanë marrë pjesë disa qindra qytetarë, ndërsa ftesën për protestë e kishte publikuar edhe kryeimami i BIK-ut në Prizren, Besim Berisha.

Në këtë protestë u sulmua edhe ekipi i Nacionales.

Ndërsa gjatë kohës së protestës janë dëgjuar edhe thirrje fetare si “Allahu ekber”, siç edhe mund të dëgjohen në videon e mëposhtme nga minuta 14:58.