POLITIKE

Lajmet e Leo Freundlich mbi ditët e errëta të kombit shqiptar

<p>Nga Enver Robelli<&sol;p>&NewLine;<p><strong>Në fund të nëntorit 1912 Shqipëria shpalli pavarësinë&comma; por një pjesë e madhe e kombit shqiptar mbeti jashtë kufijve të shtetit të ri&period; Në fazën e vështirë mes viteve 1912-1914 ish-deputeti socialist austriak Leo Freundlich luajti një rol të rëndësishëm në rizbulimin e Shqipërisë për opinionin e Europës së mesme dhe perëndimore&period; Nga viti 1913 ai ditë pas dite mblodhi lajme në viset shqiptare dhe e njoftoi një rreth të caktuar mbi situatën dramatike si pasojë e pushtimit serb të Kosovës dhe Maqedonisë&period; Këto lajme janë botuar në librin &OpenCurlyDoubleQuote;Korrespondenca shqiptare”&semi; libri është edituar nga Robert Elsie&period; Në vijim një përzgjedhje e lajmeve nga &OpenCurlyDoubleQuote;Korrespondenca shqiptare” e Leo Freundlichut&period;<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p><strong>25 qershor 1913&colon; Mbyllja e Zyrës Postare malazeze në Shkodër<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p>Korrespondenca shqiptare njofton nga Shkodra&period; Mbyllja e Zyrës postare dhe telegrafike malazeze u realizua më 21 qershor në orën 4 pasdite&period; Me urdhër të nënadmiralit anglez Cecil Burney një njësi e marinarëve gjermanë shkoi te zyra postare&period; Oficeri komandues u kërkoi zyrtarëve malazezë ta braktisin menjëherë zyrën&period; Malazezët respektuan menjëherë këtë kërkesë&period; Pastaj nga ndërtesa u hoq stema malazeze dhe zyrave iu vu dryni&period; Pas kësaj mase në popull shpërtheu një gëzim i madh&period;<&sol;p>&NewLine;<p><strong>27 qershor 1913&colon; Arrestimi i një gjoja spiuni në Shkup<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p>Korrespondenca shqiptare njofton nga Shkupi&period; Autoritetet serbe arrestuan një shqiptar nën akuzën se ai na qenkësh prifti katolik i Mitrovicës&comma; Don Nikollë Mareku dhe se ishte maskuar që të kryejë spiunazh për Austrinë&period; Kur te i arrestuari u gjet një monedhë austriake prej floriri&comma; ai i keqtrajtua dhe u fye&period; Pas një dite në burg u konstatua se bëhej &fjlig;alë për një bujk të pasherr&comma; i cili kishte ardhur në Shkup për të kryer disa pazare&period; Andaj i arrestuari u lirua&period;<&sol;p>&NewLine;<p><strong>1 korrik 1913&colon; Kthimi i shqiptarëve të konvertuar në Kishën Katolike<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p>Korrespondenca shqiptare njofton nga Gjakova&colon; Bazuar në kërkesat që qeveria austro-hungareze i ka bërë Malit të Zi&comma; qeveria malazeze ka ndërmarrë të gjitha masat për të mundësuar pa pengesë kalimin e të konvertuarve&comma; të cilët dëshironin të ktheheshin në besimin katolik&period; Ipeshkvi i Prizrenit&comma; imzot Lazër Mjeda&comma; ka vendosur që çdo i konvertuar pas pendesës mund të kthehet sërish në besimin katolik&period; Tani të gjithë ata që muajve të fundit janë konvertuar në ortodoksë&comma; nga ipeshkvi Mjeda solemnisht janë pranuar në gjirin e Kishës Katolike&period;<&sol;p>&NewLine;<p><strong>1 korrik 1913&colon; Shkatërrimi i 29 fshatrave afër Gjilanit&comma; në Ferizaj banorëve u hiqej koka me kosë<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p>Nga Shkupi kështu i përshkruhet gjendja Korrespondencës shqiptare&colon; nga fatkeqësia e tmerrshme që kanë përjetuar banorët shqiptarë të Kosovës në muajt e fundit&comma; opinioni publik europian ka mësuar vetëm një pjesë të vogël&period; Sipas fakteve që janë të njohura këtu&comma; së paku pesë mijë shpirtra të popullsisë gege janë masakruar pa dallim&comma; mes tyre shumë gra e fëmijë&period; Shumë fshatra janë shkatërruar nga serbët&comma; pasi më parë ishte masakruar popullsia&period; Afër Gjilanit u shkatërruan 29 fshatra&comma; në rrethinën e Shkupit 18 fshatra qenë viktimë e tërbimit shkatërrimtar serb&period; Afër Dibrës u bënë rrafsh me tokë 24 fshatra&comma; afër Prizrenit 32 fshatra&period; Në rrethinën e Gjakovës kanë ndodhur gjëra të tmerrshme&period; Ferizaj ka qenë një fshat me 4 mijë banorë që lulëzonte&period; Sot është një varr&period; Mbarë popullsia është shfarosur&period; Pjesë të tëra të banorëve të varfër u vranë me pushkë automatike&period; Kur dëshirohej të kursehej municioni&comma; banorëve u hiqej koka me kosë&period; Një pjesë e madhe e Kosovës që dikur lulëzonte sot është një rrënojë dhe një fushë me varre&period;<&sol;p>&NewLine;<p><strong>2 korrik 1913&colon; Një deklaratë e Dervish Himës nga Vjena&colon; të punojmë për rilindjen e kombit shqiptar&comma; i cili duhet të shkrihet në kulturën europiane<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p>Dervish Hima&comma; i cili në tetë muajt e fundit ka qëndruar në Vjenë&comma; ka udhëtuar dje në Shqipëri për të punuar në riorganizimin e shtetit&period; Me këtë rast Korrespondenca shqiptare boton këtë deklaratë&colon;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Para udhëtimit tim në Shqipëri e kam një dëshirë nga zemra që t’i them përzemërsisht faleminderit shtypit austro-hungarez dhe italian për përkrahjen e çmueshme që na e ka dhënë në luftën tonë të vështirë për ekzistencë kombëtare&period; Ne shqiptarët kurrë nuk do të harrojmë se për krijimin e shtetit tonë të ri i detyrohemi politikës fisnike të këtyre dy shteteve&comma; fuqisë së tyre dhe sakrificës&period; Tani po i rrekemi punës që në atdheun tonë të ndërtojmë administratën&comma; sistemin arsimor dhe të gjitha institucionet&comma; të cilat i duhen një shteti për ekzistencën e tij&period; Raca shqiptare&comma; e cila gjithë botës i ka dhënë burrështetas të mëdhenj&comma; prijës luftërash dhe njerëz të shkencës&comma; pas shekujve të skllavërimit tani duhet të punojë për rilindjen e saj dhe asimilimin në kulturën europiane&period; Shpresojmë se simpatia e opinionit publik në Austro-Hungari dhe Itali&comma; por edhe kritika dashamirëse do të na lehtësojnë detyrën tonë të vështirë”&period;<&sol;p>&NewLine;<p><strong>31 tetor 1913&colon; Krahina e Lumës tash është shkrumb e hi dhe kufoma&period; Një zë serb mbi mizoritë në Lumë<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p>Radniçke Novine&comma; organ i socialistëve serbë&comma; në numrin 9&sol;22 tetor &lpar;1913&rpar; boton këtë letër të një ushtari serb&comma; i cili kishte marrë pjesë në ekspeditën në Shqipëri&colon;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;I dashur&comma; nuk kam shumë kohë të të shkruaj gjatë&period; Vetëm mund të të them se këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme&period; Jam i tronditur dhe e pyes veten pandërprerë se si mund të jenë njerëzit kaq barbarë dhe të bëjnë këso gjërash&comma; siç po bëhen këtu&period; Kjo është e llahtarshme&comma; e tmerrshme&period; Nuk mundem dhe nuk kam kohë të të shkruaj më shumë për këtë&period; Vetëm mund të të them se Luma nuk ekziston më&period; Gjithçka është vetëm shkrumb e hi dhe kufoma&period; Fshatrat që numëronin njëqind deri njëqind e pesëdhjetë dhe dyqind shtëpi janë fshirë nga faqja e dheut&period; Asgjë nuk ka mbetur prej tyre&comma; absolutisht asgjë&period; I kanë grumbulluar banorët në grupe nga 40 dhe 50 dhe i kanë vrarë me majë bajonetash&period; Plaçkitjet janë fakt i përgjithshëm&period; Oficerët po i dërgojnë ushtarët në tregun e Prizrenit për t’i shitur gjërat e vjedhura”&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Redaksia e gazetës serbe lidhur me këtë letër shton&colon; &OpenCurlyDoubleQuote;Shoku ynë na ka shkruar për gjëra edhe më të tmerrshme&comma; por ato janë aq të llahtarshme&comma; saqë nuk marrim dot guximin t’i publikojmë”&period;<&sol;p>&NewLine;<p><strong>14 nëntor 1913&colon; Refugjatët shqiptarë në Turqi<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p>Konstantinopojë&comma; 14 nëntor &lpar;telegram privat&rpar;&period; 700 refugjatëve shqiptarë nga trevat e pushtuara nga serbët&comma; të cilët kanë arritur me një vapor anglez me qëllim që të vendosen këtu&comma; autoritetet policore nuk u dhanë leje të zbarkojnë&period; Për këtë shkak këta refugjatë u futën në një vapor të Messageries Maritimes&comma; i cili duhej të shkonte në Siri&period;<&sol;p>&NewLine;<p><strong>29 janar 1914&colon; Dëbime masive të shqiptarëve nga Turqia<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p>Nga Konstantinopoja njoftohet se&colon; Autoritetet turke tani po veprojnë ashpër kundër shqiptarëve edhe në krahinat e Azisë së Vogël&period; Shqiptarët e shumtë që jetojnë në Azinë e Vogël po vihen para alternativës&comma; ose të marrin shtetësinë turke ose menjëherë të braktisin Turqinë&period; Në Izmir dhe qytete të tjera policia u ka bërë thirrje firmave europiane&comma; në të cilat punojnë punëtorët shqiptarë&comma; që t’i largojnë menjëherë nga puna këta të fundit dhe t’i zëvendësojnë me turq&period; Të dëbuarit kanë një afat të shkurtër për të braktisur vendin&period; Gjatë përzënies së të dëbuarve policia po vepron pamëshirshëm&period; Rezistenca ndëshkohet me dhunë&period;<&sol;p>&NewLine;&NewLine;

Related Post
FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Tragjedia e familjes nga Deçani: Dyshohet se nënë e djalë u mbytën në pishinë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne…

2 orë ago

Dalin pamjet e reja, si u rrëzua avioni i Air India

Një video e re nga një kënd tjetër që tregon aeroplanin e “Air India” duke…

4 orë ago

Pasagjeri britanik në sediljen 11A i mbijeton rrëzimit të aeroplanit në Indi

Një burrë britanik që pretendon se ka mbijetuar aksidentin në Ahmedabad ka përshkruar momentin kur…

4 orë ago

LDK e konkretizon “qeverinë e unitetit”, PDK thotë se janë numrat për ekzekutiv pa LVV-në, Nisma kërkon uljen e pragut

LDK-ja, e cila refuzoi të bashkëqeverisë me LVV-në, dëshiron Qeveri të Unitetit me përfshirjen e…

4 orë ago

Shqiptari bëhet heroi i ditës në Greqi: Rrezikon jetën, shpëton 2 fëmijë nga mbytja

Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë personazhi i ditës në mediat e vendit fqinj…

8 orë ago

Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord, u përplas me godinat e konviktit të studentëve të mjekësisë!

Një avion pasagjerësh i “Air India” u rrëzua në aeroportin e Ahmedabad, një qytet në…

8 orë ago