Lajmi i fundit: Anulohet ndeshja Maqedoni-Kosovë

Gazetari kosovar, Arlind Sadiku përmes një postimi ka bërë të ditur që ndeshja në mes Kosovës dhe Maqedonisë do të shtyhet.

Sadiku ka treguar që këto informata i janë bërë të ditura nga një burim brenda UEFA-s, dhe ndeshja pritet të shtyhet për një datë të pacaktuar.

Po ashtu gjatë ditë së sotme ka pasur vazhdimisht raportime që do të mbahet një mbledhje nga UEFA gjatë të martes për të diskutuar në lidhje me ndërprerjen e disa garave.

Postimi i plotë:

Ekskluzive

Sipas nje burimi brenda Uefas, ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosove dhe te gjitha ndeshjet tjera te play-offit te Liges se Kombeve, do te shtyhen per date te pacaktuar. Meqe Euro 2020 pritet te mbahet ne vitin 2021, koha me e pershtatshme ne kalendarin e Uefa-se, per zhvillimin e ketyre takimeve eshte qershori, pak dite pasi planifikohet te perfundojne kampionatet shteterore ne Evrope. Krejt kjo pritet te vendoset te marten e ardhshme ne nje mbledhje te jashtezakonshme ku do te marrin pjese kreret e Uefa-se dhe kryetaret e 55 Federateve te futbollit.