Ministri i integrimeve, Blerim Reka përmes një postimi ka bërë të ditur që Parlamenti Evropian ka kërkuar heqjen e vizave për Kosovën.
Ai ka falenderuar raportuesin për Balkkanin Perëndimor Toni Picula, për premtimin e dhënë, shkruan IndeksOnline.
Postimi i Plotë:
Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën
Miku ynë, Euro-parlamentari dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, me të cilin pata letër-këmbim fundjavën e kaluar, mbajti premtimin e dhënë se do e shtyej përpara heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Sot, Komiteti për Poltikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, kërkoi që “sa më shpejtë të liberalizohen vizat për Kosovën“.
Faleminderit Tonino, faleminderit Parlamentit Evropian!