Polici e Kosovës ka konfirmuar për Klan Kosovës se në afërsi të Kazermës ”Adem Jashari”, që një qytetar dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë.
”Raportohet se nje qytetar ne Prishtinë, dyshohet të ketë hasur në nje mjet te dyshimtë, dhe i njejti e ka marr mjetin dhe me automjetin e tij (ne bagazh ) e ka derguar per ta dorzuar tek Forca e Sigurise se Kosoves. Jane informuar te gjitha njesitet relevane dhe Policia eshte ne vendin e ngjarjes. Rasti po trajtohet nga kompetentet dhe nuk ka arsye për shkaktim te ndonji forme të panikut apo shqetsim per qytetarët”