Profesori Blerim Latifi në një postim në facebook, ka thënë se arroganca e çlirimtarëve pas luftës, e solli Rugovën në pushtet, ndërsa korrupsioni i komandantëve pas pavarësisë e solli në pushtet Albin Kurtin.
Ja postimi i plotë:
Mund të bëjmë analiza pafund. Të gjejmë shkaqe pafund. Por, dy gjëra janë vet evidentë: Arroganca e çlirimtarëve pas luftës, e solli Rugovën në pushtet, ndërsa korrupsioni i komandantëve pas pavarësisë e solli në pushtet Albin Kurtin. Lufta politike kundër tij nuk mund të bëhet me mjete të vjetra.
Thirrja në UÇK nuk kryen më punë. Për tri arsye: e para, UÇK tash është vetëm histori. E dyta, në këto 20 vite pasluftës është abuzuar tej mase me emrin e saj.
E treta, tanimë janë rritur disa gjenerata për të cilat UÇK-ja përfaqëson vetëm një tregim të baballarëve nga e kaluara e tyre. Lavdia e të kaluarës nuk mund t’i justifikoj gabimet e të tashmes dhe as të zëvendësoj shpresat për të ardhmen. Edhe një gjë tjetër : mos i bëni favore Kurtit, duke nxjerrë në foltoren e Kuvendit njerëz që kanë probleme elementare me shkrim leximin. Ata janë dhuratë për të.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…