Profesori dhe analisti Blerim Latifi ka komentuar për ndryshimet në hapsirën të “Kafet e Rakisë” nga Komuna e Prishtinës.
Me anë të një postimi në Facebook, Latifi heqja e asfalltit të shëmtuar ia ka shtuar vlerat asaj pjese të qytetit.
Sipas tij, kalldrëmi të jep shijen e një qyteti të vjetër.
“Më pëlqeu rregullimi që Komuna e Prishtinës i kishte bërë hapësirës te “Kafet e Rakisë”. Ky vend është ikonik për qytetin e Prishtinës. Heqja e asfaltit të shëmtuar që ishte aty dhe shtrimi me kalldrëm ia ka shtuar edhe më shumë vlerat. Si gjithmonë kalldrëmi të jep shijen e qyteteve të vjetra”, ka shkruar Latifi.
Tutje, ai ka thënë se ndërtuesit kryesorë të kalldrëmeve në Perandorinë Osmane ishin mjeshtërit shqiptarë.
“Kjo fjalë ka origjinë greke, nga kalos që dmth e bukur, dhe dromos qe dmth rrugë. Pra rrugë e bukur. Kjo domethënie reflekton faktin se në kohët paramoderne kalldrëmet ishin rrugët më të mira. Pastaj erdhi asfalti dhe e errësoi lavdinë e tyre. Në Perandorinë Osmane ndërtuesit kryesorë të kalldrëmeve ishin mjeshtërit shqiptarë, prandaj edhe quhej “kalldrëmi i shqiptarëve”( Arnavut kaldırımı)”, ka shkruar ai.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…