Profesori dhe analisti Blerim Latifi ka reaguar me një postim për sherrin midis dy hoxhollarëve, Feim Dragusha e Sabahudin Selimi, rreth çështjes se ky i dyti ia ka marrë gruan këtij të parit.
Akuzat e Dragushës filluan javën e kaluar, duke pretenduar se Selimi ia ka marrë gruan e tij për grua të dytë. Selimi më pastaj reagoi duke thënë se Dragusha është dhunues.
“Sot kjo botë e errët i shitet kësaj shoqërie si model që duhet ndjekur, si një ligj i dekretuar nga Zoti. Dhe kjo RRENË E MADHE, kjo ndyrësi, sot ka gjetur vend shprehje gjithandej mediave dhe në shumë raste edhe përkrahjen nga politikanë zuzarë, të cilët, për ca vota, janë në gjendje të bëjnë pakt me çdo të keqe e idiotësi”, vazhdoi më tej Latifi në shkrimin e tij.
Në fund, Latifi pati një përmbyllje mjaft pesimiste për realitetin ku ndodhet sot shoqëria kosovare.
“26 vite më parë Millosheviqi na i dogji shtëpitë dhe na vrau fizikisht, por ne triumfuam mbi të, sepse ai nuk arriti të na vriste shpirtin dhe mendjen. Atë që nuk arriti të na e bënte Millosheviqi, tash jemi duke ia bërë vetes”, përfundoi Blerim Latifi.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…