Latifi: Sulmi ndaj Valon Sylës është paralajmërim i një shoqnie e cila sikur do të vetëshkatërrohet

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, shkruan Gazeta Metro.

Latifi ka thënë se 24 orë në ditë i promovojnë nëpër studio televizive dhe faqe portalesh vahabët e talebanët shqipfolës.

“Sulmi mbi Valon Sylën është paralajmërim i kësaj. Është paralajmërim i një shoqnie e cila sikur do të vetëshkatërrohet, që pastaj të shpallet i dështuar ky shtet dhe mbi dështimin e tij të justifikohet rikthimi i Serbisë”, ka shkruar ai.

Mbrëmë vonë, gazetari dhe opinionisti, Valon Syla është sulmuar nga tre persona.

Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lëshuar një komunikatë për shtyp në orët e vona ku ka dënuar ashpër sulmin e rëndë fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Reagime kishte edhe nga politikanë të Kosovës.