Këshilltar i Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili doli kundër shkarkimit të Donald Trumpit si president.
Latifi ka ironizuar me qëndrimin e Pacollit, me ç’rast kujton tubimin e fshatrave në oborrin ne shkollës së Aqarevës në Drenas , ku kundërshtonin intervenimin e Bashkimit Sovjetik në Çekosllovaki.
‘’Ky qëndrimi i Pacollit rreth debatit që po zhvillohet në Ëashington rreth mundësisë së shkarkimit të Trump-it, seç po ma kujton rrëfimin për tubimin e fshatarëve në oborrin e shkollës së Aqarevës në vitin 1968 për të kundërshtuar intervenimin e Bashkimit Sovjetik në Çekosllovaki, me kërkesë ultimative se “nëse trupat sovjetike nuk largohen nga Praga, ne përsëri do të protestojmë para shkollës”. Ne kemi qejf që herë pas here të mbajmë qëndrim për zhvillimet e rendit global!’’, ka shkruar Latifi.
Pacolli ka thënë se Kosova ka besim në të dhe se Trump do të jetë kyç në marrëveshjen historike me Serbinë. “Akuza kundër presidentit Trump nuk mendoj se është diçka që Amerika dhe bota ka nevojë. Kosova ka besim të madh në Presidentin Trump, që do të jetë vendimtar në marrëveshjen historike me Serbinë. Pres një fund pozitiv”, ka shkruar ai në Tëitter duke komentuar seancën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së që pritet të votojë për “fajësimin” e Trumpit – procedurë që në anglisht njihet si “impeachment”. Procesi i tillë mund të çojë në shkarkim”, ka ironizuar Latifi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…