Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka shkruar për rastin e zyrtarëve të Medresesë “Isa Beu” të Shkupit, të cilët gjatë një udhëtimi drejt Prishtinës, ne veturën e tyre kishin dëgjuar muzikë serbe dhe kishin fyer komandantin e UÇK’së, Adem Jasharin, transmeton Gazeta Metro.
Menjëherë pas publikimit të kësaj video skandaloze të zyrtarëve të Medresesë “Isa Beu” të Shkupit, ku njëri nga ta kishte qenë edhe Qani Rexhep, vëllai i Sylejman Rexhepit, kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, në Facbeook është publiku një video tjetër të një besimtari katolik i cili në mënyrë të vazhdueshme fyen Adem Jasharin.
E për këtë ka reaguar, Blerim Latifi, i cili ka thënë se kjo është bërë me qëllim të relativizmit dhe mbulimit të poshtërsisë së katër zyrtarëve të Medresesë “Isa Beu” të Shkupit, të cilët nën tingujt e turbofolkut serb, e shanin dhe ofendonin Adem Jasharin.
Ai ka thënë se vehabistët paskan reaguar shpejt, të cilët kanë kërku ndihmë këtij “katolikut radikal” që të dalë me një video ofenduese për Adem Jasharin nga “perspektiva katolike”.
“Paskan reagu shpejt vahabistat. Për ta mbulu dhe relativizu poshtërsinë e katër zyrtarëve të Medresesë “Isa Beu” të Shkupit, të cilët nën tingujt e turbofolkut serb, e shanin dhe ofendonin Adem Jasharin, i paskan kërku ndihmë këtij “katolikut radikal” që të dalë me një video ofenduese për Adem Jasharin nga “perspektiva katolike”. Montimi i videos dhe mesazhi i paguar i saj shihet nga aeroplani. Edhe titulli i shpërndarë në media është poashtu në funksion të relativizimit”, ka shkruar Latifi.
Postimi i plotë:
Paskan reagu shpejt vahabistat. Për ta mbulu dhe relativizu poshtërsinë e katër zyrtarëve të Medresesë “Isa Beu” të Shkupit, të cilët nën tingujt e turbofolkut serb, e shanin dhe ofendonin Adem Jasharin, i paskan kërku ndihmë këtij “katolikut radikal” që të dalë me një video ofenduese për Adem Jasharin nga “perspektiva katolike”. Montimi i videos dhe mesazhi i paguar i saj shihet nga aeroplani. Edhe titulli i shpërndarë në media është poashtu në funksion të relativizimit. Por, i gjithë ky mundim del të jetë i kotë, sepse vetë termi “katolik radikal” është term bosh. Nuk ekziston sot diçka si “radikalizmi katolik” apo “ekstremizmi katolik”. Të shqiptarët jo se jo, por as në botë, përgjithësisht. Ka shekuj që katolicizmi e ka pranu shoqërinë laike dhe parimin e përshtatjes me ndryshimet e shoqërisë moderne. Një individ i çmendur, e as disa të tillë nuk munden me radikalizu një religjion. Duhen grupe të mëdha e lëvizje masive të mirëorganizuara për ta bërë një gjë të tillë. Që nga Mesjeta e vonë katolicizmi ka hequr dorë prej tyre.
Në Kosovën e pas luftës kanë vepruar shumë shoqata të huaja humanitare të proviniencës katolike, por asnjëra prej tyre si ka kushtëzu ndihmat me ndryshimin e identitetit të nevojtarëve, siç bëjnë vahabistat që dhënien e ndihmës e kushtëzojnë me anëtarësimin në rrjetet e sektit të tyre.
Në fund duhet të mos harrohet edhe një gjë: nacionalizmi shqiptar ka lindë për të qëndruar mbi religjionet. Adem Jashari është figurë emblematike e këtij nacionalizmi, prandaj tek varri i tij sot qëndron vetëm një flamur, flamuri kuq e zi i Skënderbeut. Feja e shqiptarit është shqiptaria, thotë Rilindja jonë kombëtare. Adem Jashari ka qenë, është, e do të mbetet përgjithmonë martir i vetëm kësaj feje