Lidhja Demokratike e Kosovës njofton zyrtarisht se ka thirrur për nesër mbledhjen e Kryesisë së partisë.
“Nesër (e shtunë), më datë 14 dhjetor 2019, në orën 11:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së”, thuhet në njoftimin për media.
LDK e VV kanë pasur një takim të gjatë sot, dhe duken afër arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës.
Nesër këto dy subjekte do të takohen edhe njëherë, ndërsa Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ka thënë se ky takim nuk do të mund të ndodhte nëse palët nuk po shkojnë drejt afrimit të marrëveshjes.
Nga ana tjetër, Vetëvendosje po kështu ka thirrur për nesër mbledhje të Kryesisë, e cila siç mësohet jozyrtarisht, do të mbahet në orën 09:00.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…