Reagimi i LDSH-së lidhur me mbishkrimin e tabelës në pikën kufitare Cemi i Trieshit-Grabom:
Lidhja Demokratike Shqiptare, si subjekt i përgjegjshem politik, dhe mbrojtëse e promovuese e të drejtave kombëtare, reagon ashpër, lidhur me mbishkrimin në tabelen e pikës së përbashkët kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, “Cemi i Trieshit-Grabom”.
Së pari, ky është një deformim i gjuhës shqipe, përkthim skandaloz i kuptimit, e sidomos i toponimisë, të mos themi edhe tendecioz, nga pala malazeze. Çudisin me këtë rast insitucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë të pranojnë, dhe të legjitimojnë një diskriminim të tillë të gjuhës shqipe, përmes përdorimit të të njëjtit mbishkrim diskriminues, në anën shqiptare, me ç’rast paraqiten tejet inferior ndaj emertimit sllav të këtyre trojeve etnike shqiptare.
Kërkojmë nga institucionet e Shqipërisë, e pastajë edhe të Malit të Zi, që të reagojë, dhe ky “gabim” të ndreqet urgjentisht.
Sherbimi për informim i LDSH
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…