LAJME

Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën

Studiuesja dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi ka treguar historinë e saj personale se si autoritetet britanike kanë ndaluar familjen e saj që të marrë një vizë për të shkuar drejt Anglisë për ta takuar atë.

Ypi tregon se jeton në Angli prej 14 vitesh, por që vëllai i saj nuk e ka vizituar asnjëherë pasi i është refuzuar viza. Po ashtu ajo tregon se as nëna e saj, 70-vjeç nuk ka mundi të shkonte në Britani kur Lea ishte shtatzënë dhe kishte nevojë për të, pasi iu refuzua edhe asaj viza.

“Ideja e “meshkujve shqiptarë” të paautorizuar (a është kjo një specie e re humane?) që vijnë në Britani dhe shumë “lehtë” mund të marrin një vizë, është një shaka. Kam 14 vjet që jam në Britani dhe vëllai im asnjëherë nuk më ka vizituar, asnjëherë. Ai nuk e di se ku jetoj, ai nuk i ka parë kurrë fëmijët e mi në shkollë.

Kur aplikoi për viza, ajo u anulua. Autoritetet nuk ishin të kënaqura me faktin që lidhjet e tij me Shqipërinë ishin “të fuqishme mjaftueshëm”. Harxhoi qindra paund duke paguar për marrjen e vizave (madje kishte shkuar edhe në kurse anglishteje). Ai nuk aplikoi asnjëherë më sepse e ka të qartë (si cdokush prej nesh) se nëse ti je një “mashkull i ri shqiptar” është e sigurt se do të refuzohesh. Pyes veten sesa shumë para bën UK cdo vit nga refuzimi i aplikimit të vizave?

Kur lindi djali im, kisha një lindje të vështirë që më detyroi të rrija me javë në shtrat. Kisha nevojë për ndihmë. Mamaja ime nuk mund të më vizitonte. Sepse i ishte anuluar viza.

Kishte qenë më parë në UK por unë vetë bëra një gabim që përmenda faktin se isha shtatzënë në letrën që bëra ftesën dhe përgjigja ishte që mamaja ime “një 70 vjecare femër shqiptare” nuk e kishte kenaqur zyrën konsullore që qëllimet e saj ishin të një vizitoreje genuine”. Pyesni cdo shqiptar që takoni dhe do të kenë gjithsecili prej tyre një histori të tillë. Madje ka shumë të ngjarë se mund të kenë shumë të tilla”, shkruan ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

45 minuta ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago