“Letër dashurie vendit tim”/ Në prag të “Sunny Hill Festival” Dua Lipa rrëfen ëndrrën e saj të fëmijërisë

“Sunny Hill Festival” është rikthyer këtë vit pas pauzes për shkak të COVID-19.

Në katër ditë nga data 4 deri më 7 gusht, festivali do të sjell një listë të pasur artistësh shqiptar e deri tek emrat më të njohur botëror përfshirë Dua Lipën dhe J Balvin.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në nisjen e tij, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ka folur për festivalin në vlogun e saj ‘Service95”.

26-vjeçarja e ka përshkuar si ëndërr të bërë realitet krijimin e festivalit, duke thënë se çdo herë dashur t’i shoh artistët e saj të preferuar në vendlindjen e saj, Kosovë.

Me titlllun ‘letër dashurie për vendin tim’, Dua treguar se si nisi gjithçka për themelimin e festivalit e deri tek dëshira e madhe për t’u rikthyer në vendlindje.

“Jam shumë e lumtur që festivali “Sunny Hill” do të rikthehet përsëri këtë vit në Prishtinë, Kosovë. Kur jetoja në Kosovë, nga mosha 11 deri në 15 vjeç, ëndërroja që një ditë të shikoja muzikantët e mi të preferuar të interpretonin live në qytetin tim, dhe kështu nga dëshira ime dhe e babit tim, lindi pikërisht festivali ynë. Jam jashtëzakonisht krenare për ekipin që na ndihmon me organizimin e festivalit tonë, veçanërisht pasi eventi i vjen në ndihmë edhe fondacionit tonë “Sunny Hill”, i cili mbështet organizata të ndryshme kosovare, veçanërisht ato në fushën e artit dhe të kulturës”, ka shkruar Dua.

“Sigurisht, është gjithmonë gëzim i madh të rikthehem në Prishtinë gjatë verës, dhe në festivalin që do të zgjasë katër ditë këtë vit do të mund të shihni kaq shumë artistë të jashtëzakonshëm. Nëse do të vini në “Sunny Hill”, këtu janë disa nga vendet ku duhet të provoni ushqimet e tyre dhe të argëtoheni në qytet. Shihemi atje!”, thuhej me tej në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që përveç se në Prishtinë, këtë vit “Sunny Hill Festival” do të mbahet edhe në Tiranë nga data 26 deri më 28 gusht.