KRYESORE

Lëvizja Vetëvendosje! me “trailer” të ri në stilin e “Sputnikut”

Në dy vitet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet, ndërsa Hashim Thaçi e Kadri Veseli në burg, si ish-krerë të UÇK-së. Por, LV-ja e Kryeministrit Albin Kurtit vazhdon t’i akuzojë ata se “nuk duan ta shohin Kosovën mirë”

Këtë të hënë kanë shpërthyer reagimet ndaj pushtetit, që vendosi t’i ndalë rrogat e mësimdhënësve, pasi që mbajtën grevë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Pikërisht sot, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar në faqen e saj zyrtare një video, që nis me fytyrën e Presidentit Hashim Thaçi, ish-zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

LV-ja akuzon ata se janë shkatërrues të shtetit dhe se nuk duan ta shohin Kosovën mirë.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!”, thuhet në postimin e VV-së, të përcjell me një video.

LV ka fituar zgjedhjet për të dytën herë më 14 shkurt të vitit 2021 dhe prej marsit të atij viti qeveris në vend.

Ndërkaq Thaçi dhe Veseli mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, nën akuzat se kanë kryer krime kur ishin pjesë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Limaj, që është pjesë e videos së LV-së, nuk ka kaluar pragun zgjedhor me partinë e tij dhe nuk është pjesë e Kuvendit.

Në video shfaqet edhe fytyra e ish-kryeministrit Isa Mustafa, që është tërhequr nga skena politike, ish-kryeministrit tjetër, Ramush Haradinaj, dhe ish-kryediplomatit Behgjet Pacolli. Në videon e LV-së, ku janë apostrofuar ish-funksionarët, nuk është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të LV-së , Mimoza Kusari, e cila ka qenë pjesë pushteteve të kaluara . /Express/

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

1 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

14 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

19 orë ago