Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka publikuar disa “screenshot” që thotë se janë analiza të një organizate pro-ruse “Rybar” që merret me analiza ushtarake. Aty Stradner thotë se janë shënuar lëvizjet e inteligjencës amerikane në Serbi në ditët e fundit.
Siç shkruan Stradner, ata parashikojnë “një eskalim të ri në Ballkan”.
Stradner thotë se kjo nënkupton që Moska dhe Beogradi janë duke përgatitur një “kaos së shpejti në Kosovë dhe Bosnje”.
“Rybar, një kanal analizash ushtarake pro-Kremlinit në Telegram, ka publikuar aktivitetet e inteligjencës amerikane në Serbi gjatë ditëve të fundit.
Ata parashikojnë një përshkallëzim të ri në Ballkan. Epo… do të thotë se Moska dhe Beogradi po përgatisin sërish kaos në Kosovë dhe Bosnjë së shpejti”, ka shkruar ajo.