FOTO&VIDEO

Lëviznin me ‘Audi A8’ të blinduar dhe të armatosur me pistoleta e thika, arrestohen tre fierakët

Tre persona me rrezikshmëri sipas policisë janë arrestuar në fshatin Çlirim në një makinë të blinduar, e cila është sekuestruar së bashku me 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 armë të ftohta. Të arrestuarit janë;

•Sh. K., 33 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;•A. B., 35 vjeç, banues në Fier;

•R. L., 20 vjeç, banues në Fier;

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Çlirim, Fier në mjetin e blinduar ‘Audi A8’, i cili drejtohej nga R. L. poshtë sediljes së parë të pasagjerit, ku ishte ulur Sh. K. u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 2 krehra me 24 fishekë.

Gjatë kontrollit personal, 20-vjeçarit me inicialet R. L. iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), që e kishte në çantën e dorës. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 35-vjeçarit me inicialet A. B. u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Në total u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta, 2 krehra me 24 fishekë, 2 thikat dhe automjeti i blinduar Audi A8. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

13 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

23 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago