BOTA

Libani me dy kohë, përplasje mes politikës dhe fesë për ndryshimin e orës

Banorët e Libanit u zgjuan në dy zona rivale kohore të dielën, ne mesin e një grindje që ka përfshirë autoritetet politike dhe fetare se kur do të shkojë ora përpara.

Kryeministri në detyrë, Najib Mikati një mysliman suni, njoftoi se kursimi i dritës do të fillonte në fund Ramazanit, me20 prill.

Edhe pse nuk u dha një arsye për vendimin, kjo shihet si një përpjekje për të lejuar besimtarët myslimanë të prishin më shpejt agjërimin gjatë Muajit të Shenjtë.

Por Kisha Maronite me shumë ndikim, me e madhja e komunitetit të Krishterë ne vend, tha të shtunën se nuk do t’i bindej vendimit të qeverisë dhe se do të çonte orën përpara me 60 minuta, si çdo vit.

Gjithashtu, organizata të tjera të Krishtera, parti, shkolla, biznese dhe organizata mediatike njoftuan plane të ngjashme.

Sakaq, institucionet dhe partitë Islamike do të mbeten me orën e dimrit, duke thelluar edhe më shumë ndasitë në një vend që ka përjetuar një luftë civile mes fraksioneve myslimane dhe të krishtera, nga vitet 1975 deri në 1990-n dhe ku ulëset në Parlament jepen nga sektet fetare.

Kompania ajrore kombëtare “Middle East Airlines” njoftoi se akrepat e saj do të qëndronin në orën dimërore por se do të rregullonte oraret për t’iu përshtatur atyre ndërkombëtare.

Shumë thonë se kaosi aktual mishëronte dekadat e qeverisjes së dështuar nga liderët që çuan Libanin në krizën financiare në vitin 2019.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago