POLITIKE

Lidhjet me Rusinë të eurodeputetes franceze të ekstremit të djathtë që kërkoi themelimin e Asociacionit në Kosovë

Eurodeputetja franceze Dominique Bilde, e cila para disa ditësh kishte propozuar një “rezolutë për serbët e Kosovës pasi nuk u lejua referendumi”, dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe njihet për raporte të afërta me strukturat politike ruse.

Dominique Bilde vjen nga partia politike franceze e ekstremit të djathtë, e njohur si “National Front” (FN), e cila ishte financuar nga Rusia gjatë zgjedhjeve në Francë, me kandidatë Marine Le Pen.

Dominique Bilde, së bashku me Marine Le Pen, më vitin 2019 ishin akuzuar për korrupsion, pasi që të njëjtit, dyshohej se me fonde të Bashkimit Evropian, financonin partinë e tyre politike të së djathtës ekstreme. Madje me datë 12 mars 2019, Parlamenti Evropian kishte vendosur për heqjen e imunitetit të Dominique Bilde dhe në këtë vendim, ndër të tjera thuhet se “Heqja e imunitetit të Dominique Bilde ka të bëjë me shkeljet e pretenduara të shkeljes së besimit, fshehjes së shkeljes së besimit, mashtrimit nga një grup i organizuar, falsifikimi dhe përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dhe punës së fshehtë me fshehje të punonjësve, në lidhje me punësimet e asistentëve të deputetëve të Parlamentit Evropian të lidhur me Frontin Kombëtar”.

Në zgjedhjet e dumës ruse të vitit 2016, Dominique Bilde ishte “akredituar” si “vëzhguese” e këtyre zgjedhjeve. Por, pavarësisht se ata nuk kishin status zyrtar të vëzhguesve të huaj, dhe sipas ligjit rus, nuk mund të ishin të pranishëm në ambientet e votimit, ata u mirëpritën nga komisionet zgjedhore dhe u lejuan të kalonin kohën në qendrat e votimit. Bilde dhe “vëzhgues” të tjerë, të cilët ishin kryesisht nga Franca dhe Italia, shkuan në Rusi me ftesë nga Shoqata Kombëtare e Monitorimit Publik, e cila u krijua para zgjedhjeve, pa regjistrim shtetëror. Të gjitha veprimet e “vëzhguesve” kishin qenë të planifikuara dhe të transmetuara në nivel shtetëror. Mesazhet kryesore të tyre u transmetuan nga agjencitë ruse të lajmeve dhe u kontrolluan nga shteti.

Më 29 mars 2016, autoritetet letoneze kishin mbyllur faqen e lajmeve pro-Kremlinit të Rusisë “Sputnik”, duke e quajtur atë si një “mjet i propagandës”. Mbyllja e Sputnik në Letoni ishte kundërshtuar ashpër edhe nga Dominique Bilde, e cila kishte thënë se “përpjekjet e qeverisë Letoneze për të mbyllur Agjencinë e Lajmeve Sputnik, janë një shembull i ‘stanjacionit’ politik brenda BE-së dhe tregon se elitat evropiane nuk pranojnë asnjë opinion disident”.

Në muajin janar 2017, udhëheqësit serbë pro-rus të Bosnjës përkujtuan festën kombëtare të republikës së tyre autonome, duke sfiduar një ndalim të Gjykatës Kushtetuese dhe duke nxitur tenstione etnike. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe dy eurodeputetë nga partia e ekstremit të djathë në Francë, Dominique Bilde dhe Edouard Ferrand./KosovaPress/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

5 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago