FOTO&VIDEO

Ligji për barazinë gjinore, ambasadorja franceze: Të drejtat e njeriut, vlera themelore të BE-së

Ambasadorja e Francës, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, sot më 10 nëntor, komentoi disa çështje të rëndësishme politike në vendin tonë.

Duke komentuar ligjin mbi barazinë gjinore, ambasadorja Suard u shpreh se të drejtat e njeriut qëndrojnë në themel të vlerave të Bashkimit Europian.

“Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu dhe popullsisë dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të Bashkimit Europian. Nuk ka një direktivë të BE-së, të gjitha tekstet e BE-së mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën e diskriminimit; është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha ambasadorja.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, Suard foli edhe për raportin e fundit të Këshillit të Europës mbi standardet e BE-së në Shqipëri. Ajo u shpreh se raporti ishte pozitiv.

“Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, ku u nënvizua edhe nga autoritetet e tjera dhe komisionerë të NATO-s, si dhe nga përfaqësues të tjerë të BE-së, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE-së në Shqipëri. Është një raport pozitiv që tregon progresin dhe merr parasysh gjithë progresin e paprecedent që është bërë deri tani me Shqipërinë. Ajo që është e qartë është gjithashtu se kjo qasje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen duke inkurajuar reformat dhe duke vazhduar në këtë rrugë”, deklaroi ajo.

Ambasadorja shtoi se sfida nuk përfundon vetëm me miratimin e ligjeve.

“Përtej teksteve ligjore, këto reforma dhe ligje duhen zbatuar. Kontrolli dhe mënyra se si do të aplikohet kjo normë dhe këto ligje tek qytetarët dhe aktorët e ndryshëm, përfshirë dhe ata ekonomikë, ka tepër rëndësi e në këtë drejtim, ka ende shumë punë për të bërë. Jam shumë besimplotë se Shqipëria do jetë në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e vendit, për ta ndihmuar, por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasa politike dhe parlamenti”, deklaroi Suard.

Sa i përket SPAK, ambasadorja e Francës e cilësoi atë si një institucion të besueshëm dhe nga ndërkombëtarët.

“SPAK është rezultati emblematik i reformës në drejtësi në Shqipëri. Është një mjet i jashtëzakonshëm, i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë. Nuk është vetëm një institucion që merr informacione nga jashtë, por është një institucion që është kthyer tashmë partner i plotë me sistemet tona të sigurisë, informacionit dhe bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë tradita, edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK”, u shpreh ajo.

Ambasadorja Suard deklaroi se Franca do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e reformave, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të tyre dhe kontributin e të gjithë aktorëve politikë e shoqëror.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago